09:13 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Januz Salihaj i bashkohet PDK-së

Eksperti i arsimit dhe ish-ministri Januz Salihaj i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Ky është postimi i tij i plotë:

Rrugët me PDK-në i bashkoi edhe ish-ministri Januz Salihaj, ekspert i arsimit në vendin tonë.

Si familje e madhe politike dimë t’i çmojmë njerëzit e guximshëm e parimorë dhe ta vlerësojmë mendimin ndryshe.

Januzi i kishte kundërshtuar gjithmonë përpjekjet politike për të sistemuar njerëz mbi bazën e nepotizmit në Komunën e Prishtinës. Jemi të lumtur që ai tani do ta japë kontributin e tij si pjesë e PDK-së në luftën tonë të pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit.