75 Mall Live Search
22:27 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Januzaj fantastik, e kalon në epërsi Real Sociedadin

Futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj e ka kaluar në epërsi skuadrën e Real Sociedadit në ndeshjen që janë duke e zhvilluar kundër Valladolidit.

Januzaj u tregua i saktë me goditjen e tij me kokë, ku portieri kundërshtar nuk pati mundësi që ta mohonte golin e tij.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi pa gola kurse Januazaj deri më tani kishte luajtur 15 ndeshje në ligën spanjolle dhe kishte shënuar vetëm një herë./IndeksOnline/.