75 Mall Live Search
23:38 / E Diele, 03 Korrik 2022 / C E

Januzaj harron merkaton, vjen për pushime në Kosovë

Kur ka filluar afati kalimtar i verës dhe lojtarët janë duke menduar për të konfirmuar të ardhmen, Adnan Januzaj ka gjetur kohë të vizitoj Kosovën.

Ylli i Sociedad është parë në Istog, në vendlindjen e prindërve të tij gjatë ditës së sotme, shkruan Indeksonline.

Januzaj është parë i shoqëruar në Istog dhe duket në superformë.

Adnan Janzuaj është duke u kërkuar nga Barcelona, Evertoni dhe në veçanti nga Napoli gjatë kësaj vere.

Duket se ylli shqiptar do të vendos për të ardhmen pasi që të rikthehet në Spanjë. /IndeksOnline/