Januzaj i gëzohet golitm që e dërgoi Sociedadin në Evropë

Falë një supergoli nga Adnan Januzaj, Real Sociedadi, ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League për sezonin e ardhshëm.
Futbollisti nga Istogu shënoi nga gjuajtja e lirë për të barazuar rezultatin ndaj Atletico Madridit, që i siguroi vendin e gjashtë në renditje.
Dhe pa dyshim se 25-vjeçari i është gëzuar këtij suksesi, ashtu që ka reaguar në rrjetet sociale, duke i publikuar fotografitë nga festa të shoqëruara me një “Pooo…”, me ngjyrat e klubit dhe një zemër.
Januzaj ka kaluar një sezon shumë të mirë në La Liga duke qenë një titullar me Real Sociedadin. /IndeksOnline/