75 Mall Live Search
07:59 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Januzaj: Jemi të gatshëm të presim edhe vitin e ardhshëm për finalen

Ylli i Real Sociedad, Adnan Januzaj, ka folur për mundësinë e rifillimit të kampionatit dhe për finalen e Copa del Rey.

Donim të luanim në kampionat, sepse ishim në një moment të mirë dhe besoj se diçka do të ndryshojë, por shëndeti është gjëja më e rëndësishme”, futbollisti nga Istogu.

Donim të luanim edhe finalen, por nuk mund të luash pa tifozë. Nëse duhet të presim sezonin e ardhshëm, do ta bëjmë, sepse është shumë e rëndësishme të kesh tifozë në atë ndeshje të veçantë. Do të ishte fantastike ta luanim atë ndeshje me tifozët e të dy ekipeve”.

Real Socidead duhet të përballet me Athletic Bilbao në finalen e Copa del Rey. /IndeksOnline/