16:44 / E Enjte, 02 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Januzaj mungon në stërvitjen e Sevillas, drejt kalimit në kampionatin turk

Adnan Januzaj ka munguar në stërvitjen e fundit të Sevillas.

Mediat turke dhe spanjolle raportojnë se futbollisti belg, me preardhje nga Kosova, raportohet se është afër kalimit te skuadra turke Bashaksheh, transmeton IndeksOnline.

Sipas tyre të dyja klubet kanë rënë dakrd që Januzaj të huazohet deri në fund të sezonit te skuadra turke.

“Sevilla ka arritur marrëveshje me Bashaksheirin e Stambollit për huazimin e Januzat deri ën fund të sezonit. Januzaj, i cili ka munguar në stërvitje këtë të enjte, largohet nga Sevilla me shifra katastrofale.”, raporton gazeta AS.

Januzaj i është bashkuar Sevillas gjatë afatit kalimtar veror dhe ka pasur një minutazh të vogël deri më tani./IndeksOnline/