Januzaj në ndejë me lojtarët e Milanit, a po transferohet te kampionët e Italisë?

Adnan Januzaj së shpejti pritet të bëhet me skuadër të re. Ylli kosovar me pasaportë belge është parë në një klub nate me dy lojtarët e Milanit, Maldini dhe Saelemaekers.
Dalja e Januzajt me dy lojtarët e Milanit ka shtuar gjasat për një transferim të mundshëm të tij te kampionët e Italisë.

Januzaj ka njoftuar ditë më parë largimin nga Sociedadi dhe është futbollist i lirë.
Napoli, Milani dhe disa skuadra nga Premierliga e Anglisë janë të interesuar për të./Indeksonline/