Sevilla e kërkon me ngulm Januzajn, ofron edhe Noliton
Aventura dy vjeçare e Adnan Januzaj-t tek Real Sociedadi sic duket është drejt fundit.
Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo” Sevilla është shumë e interesuar për të nënshkruar me kosovarin.

Klauzola e lojtarit është 60 milionë euro, por Sevilla pritet të fusë në marrëveshje Nolito për të cilin interesohet edhe Celta Vigo.
Januzaj pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i Sevillas, Monchi, i cili do të mundohet ta afrojë lojtarin në skuadrën e tij. Dëshira e 24-vjeçarit është të vazhdojë tek Real Sociedadi por një ofertë e mirë do të bënte që lojtari të ndërrojë mendje. /IndeksOnline/