75 Mall Live Search
17:57 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Januzi dhe Drita shumë larg, s’ka prezantim të hënën

Emri i futbollistit të Prishtinës, Ahmet Januzi po lakohet çdo ditë për mundësinë e largimit të tij.

Aludimet e fundit janë se Januzi karierrën do ta vazhdoj te kampioni në fuqi, Drita.

Gjatë ditës së sotme u komentua se ai do të prezantohet të hënën tek bardh e kaltërit nga Gjilani, por një gjë të tillë për Indeksonline e ka mohuar Drejtori Sportiv i Dritës, Fisnik Kërçeli.

“Jo kemi pasur takime dhe e respektojmë shumë si futbollist, realisht na duhet një në pozitën e tij. Por, ne i kemi prezantuar ofertën tonë dhe programin, jemi kërkesa e tij dhe programi jonë jemi shumë larg. Kjo nuk do të thotë që nuk mund të arrijmë marrëveshje në të ardhmen, por të hënën jo shanset janë zero dhe nuk është aspak e vërtetë”, ka thënë Kërçeli.

Drejtori i Klubit, poashtu shtoi se të hënën mund të prezantojnë përforcimin e rradhës.

“Të hënën dhe në ditët në vazhdim mund të sjellim freski në klub. Por, për momentin nuk do të thoja emra ngaçë jemi në diskutim e sipër dhe jemi në kërkim të futbollistëve cilësor nga Kosova dhe Rajoni. Muaji është i gjatë dhe nuk po ngutemi”, ka thënë Kërçeli.

Kf.Drita u shpall kampion i Kosovës për edicionin 2017-2018 pas 15 vitesh, ndërsa ishte pjesë e garave ndërkombëtare të Ligës së Kampionëve, ku edhe kaloi raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Pas eleminimit nga Liga e Kampionëve nga Malmo, Drita ishte pjesë e Europa Ligë, ndërsa u eliminua të enjtën nga Dudelange./Indeksonline/.