12:46 / E Hënë, 25 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Jap 1000 euro shpërblim po ma gjetët”, fierakut i bëjnë gjëmën, ai bën ofertën e pazakontë

Një fierak ka marë një suprizë të pazakontë këtë mëngjes Krishtlindjesh, ku e ka gjetur makinën pothuasje të shkatërruar.

Me sa duket hajdutët kanë vandalizuar gjithë qendrën e qytetit të Fierit, gjatë mbrëmjes së kaluar, dhe u kanë thyer xhamat shumë makinave, u kanë shkatërruar kroskotin dhe u kanë vjedhur pasqyrat.

Por sipas qytetarit në fjalë, këto episode vjedhjesh janë bërë më se të zakonshme në këtë zonë, ndërkohë që autoritetet jo vëtëm që nuk kanë marrë masa, por se kanë vënë “ujin në zjarr”.

I lodhur nga kjo situatë, fieraku ka kontaktur me redaskinë e “JOQ.al” për të bërë një ofertë të pazakontë.

Ai premton të shpërblejë më plot 1000 euro këdo që do t’i zbulojë kush janë autorët e këtyre akteve vandale.

Në denoncimin e tij për “JOQ.al” ai shprehet se:

Mirmengjes dhe gezuar krishtlindjet “JOQ”. Kush m thot se kush e ka berë kte gje mbremë ka 1000 euro shperblim, por brenda dites sotme.

Ne Fier lagjia Konferenca e Pezes , kompleksi “Mertiri Yragjas”.

Na i kishin vjedhur pasqyrar e benzave te gjith lagjes, edhe pse jemi fiks në qender të Fierit.

Ajo dihet kush i ben këto vjedhje ktu.

Po thuaj si prek dot se ne na fusin brenda kta se duan ndonje lek.  Ndersa hajduti esht berë si i shpis.”