75 Mall Live Search
11:11 / E Mërkurë, 10 Prill 2024 / G T

“Jap frymën e fundit për këtë ekip”, Valverde tregon se City ishte shumë i fortë mbrëmë: U lodha!

Skuadra e Real Madridit dhe ajo e Manchester Cityt dhuruan spektakël të vërtetë mbrëmë në çerekfinalen e parë të UEFA Champions League, e cila u mbyll me rezultatin 3:3.

Pas ndeshjes, Fede Valverde tregoi se sa e vështirë ishte përballja ndaj ekipit të Pep Guardiolas mbrëmë, shkruan Indeksonline

“Jam shumë i lodhur, Manchester City e mbajti topin shumë mirë, por unë do të vrapoj deri në frymën e fundit për këtë ekip”, u shpreh Valverde

Mesfushori i Kombëtares së Uruguait realizoi një gol të jashtëzakonshëm me vollej për ta barazuar rezultatin e ndeshjes në stadiumin “Santiago Bernabeu”./Indeksonline/