18:50 / E Martë, 27 Prill 2021 / Blerim

“Japan Airlines” pret 2.66 miliardë dollarë humbje për vitin fiskal 2020

Aviokompania japoneze Japan Airlines (JAL) pret humbje neto prej 287 miliardë jen (2.66 miliardë dollarë) për vitin fiskal 2020, i cili përfundoi muajin e kaluar.

JAL azhurnoi pritjet e saj për humbjet e vitit fiskal 2020 si rezultat i masave të zvogëlimit të kostos kundër ndikimit të koronavirusit të ri (COVID-19) në ekonomi, shkruan Anadolu Agency (AA), transmeton Indeksonline.

Sipas deklaratës së kompanisë, vlerësimi i humbjes neto i njoftuar më parë prej 300 miliardë jen (2.77 miliardë dollarë) u zvogëlua në 287 miliardë jen (2.66 miliardë dollarë) me projeksionin e ri.

Kompania rriti pritjen e saj të shitjes pas kërkesës në linjat e brendshme dhe sektorin e kargos nga 460 miliardë jen (4.24 miliardë dollarë) në 481 miliardë jen (4.44 miliardë dollarë).