11:33 / E Hënë, 27 Maj 2024 / L K

Japonezët e kanë zakon të hedhin miell në tualet, kur të zbuloni pse, do të bëni të njëjtën gjë

Pastrimi i banjos nuk është një aktivitet i preferuar. Kur të pastroni guaskën e tualetit, mund ta ndihmoni veten me një truk të thjeshtë. Gjithçka që ju nevojitet është mielli. Kjo është një praktikë japoneze.

Për të pastruar tualetin, mund të përdorni çdo lloj mielli, për shembull, miell që ka qëndruar për një kohë të gjatë në një kavanoz të hapur në raft. Mielli hidhet në tualetin në të njëjtën mënyrë si kur sheqerosni një biskotë. Më pas përgaditni një lëng efektiv dhe hudheni mbi mbiell.

Shtoni 3 lugë çaji acid citrik në një litër ujë dhe përzieni mirë. Spërkateni tualetin e pluhurosur me miell me lëngun e përgatitur. Lëreni për disa orë, mundësisht gjatë natës. Të nesërmen do shihni se toaleti juaj është pastruar me mirë se çdo herë tjetër.

Mielli është gërryes dhe acidi citrik do të kujdeset për largimin e papastërtive të forta. Nëse e spërkatni tualetin me miell në mëngjes dhe i fërkoni muret e tualetit me një furçë, do e shihni ekikasitetin e pastërtisë./Indeksonline/