Japonezët me flamuj të Kosovës këndojnë: Jemi Dardanët, jemi Kosova

Kanë mbetur rreth 2 javë deri te hapja e Lojërave Olimpike ‘Tokyo 2020’.
Kosova do të përfaqësohet nga disa atletë, por vëmendja kryesore do të jetë në xhudo.
Xhudistet do të vendosen në qytetin Sanjo.
Përgatitjet për Lojërat Olimpike tashmë janë në përfundim.
Ky grup i japonezëve do të kujdesen për mikpritjen e Majlinda Kelmendit dhe xhudisteve tjera.
“Jemi Dardanët, jemi Kosova” janë brohoritjet me të cilat do të priten sportistët tanë në Japoni.
/Indeksonline/