23:29 / E Mërkurë, 16 Gusht 2023 / MSH

Japonia do të dhurojë 2 milionë dollarë ndihmë për Hawaiin

Pasi numri i të vdekurve shkoi mbi 100 nga zjarret pyjore në shtetin amerikan të Hawaiit, Japonia njoftoi se do të japë 2 milionë dollarë ndihmë humanitare për rajonin dhe për viktimat e fatkeqësisë.

Sipas Kyodo News, ministri i Jashtëm japonez Hayashi Yoshimasa ka bërë një deklaratë para gazetarëve për vendimin e dhënies së ndihmave humanitare për Hawaiin, i cili ka luftuar me zjarret që prej 8 gushtit.

Duke thënë se shtëpitë e disa japonezëve që banojnë në ishullin Maui janë dëmtuar nga zjarret.

Hayashi njoftoi se Japonia do të sigurojë 2 milionë dollarë ndihma humanitare që do të përdoren për operacionet e evakuimit nga zona e katastrofës, logjistikë ushqimore, mbështetje psikologjike dhe qëllime të tjera për të mbështetur ata që humbën të afërmit dhe pronat e tyre nga zjarret.

Duke thënë se 1.5 milionë dollarë ndihma humanitare do të dërgohen në zonën e fatkeqësisë përmes Kryqit të Kuq Amerikan, Hayashi deklaroi se pjesa tjetër do të bëhet përmes organizatës jofitimprurëse japoneze ‘Platforma’ me bazë në Tokio.

Ministri Hayashi deklaroi se vendi i tij ka krijuar marrëdhënie miqësore me Hawaiin gjatë viteve dhe se do të vazhdojë të mbështesë viktimat e fatkeqësisë “për rimëkëmbjen e rajonit sa më shpejt të jetë e mundur”.