15:06 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

Japonia, do t’i falë gjysmë milioni kriminelë, për të promovuar rehabilitimin shoqëror

Japonia do t’i falë më shumë se gjysmë milioni kriminelë “të vegjël” gjatë ceremonisë së kurorëzimit të perandorit Naruhito javën e ardhshme, transmeton AA.

Siç raporton Kyodo News, sekretari i kabinetit, Yoshihide Suga, para gazetarëve në Tokio tha se “ne do t’i zbatojmë faljet me një politikë për të promovuar rehabilitimin shoqëror, duke rritur dëshirën e kriminelëve që të rehabilitojnë veten e tyre”.

Shumica e faljeve të kriminelëve, do të përfshinë shkelësit e trafikut dhe ata që ishin përfshirë në vjedhje të vogla.

Qeveria kishte praktikuar një falje të ngjashme dekada më parë në vitin 1993 gjatë ceremonisë martesore të babait të perandorit, Naruhito.

Megjithatë, personat që janë duke vuajtur dënimet nuk do të konsiderohen për falje.