07:43 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / AR

Japonia do të vaksinojë 40,000 punonjës të kujdesit shëndetësor kundër Covid-19

NHK World ka njoftuar se Japonia do të vaksinojë 40,000 punonjës të kujdesit shëndetësor në fazën e parë të vaksinimit Covid-19, transmeton Indeksonline.

Drejtori i Qendrës Mjekësore të Tokios, Araki Kazuhiro ishte i pari që mori dozën.

Rreth 800 personel mjekësor do të inokulohen në raundin fillestar dhe përfituesit do të monitorohen për 15 minuta.

“Unë mendoj se do të jetë më mirë nëse mund të punoj pa u shqetësuar për veten time ose për shoqërinë, kështu që jam lehtësuar që jam vaksinuar”, tha kryeinfermierja në Tokyo Medical Center.

Inokulimet përfundimisht do të zgjerohen në rreth 3,7 milionë punëtore mjekësore dhe më pas te të moshuarit, shkruan aninews.