75 Mall Live Search
07:33 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Japonia do t’i dhurojë Spitalit të Mitrovicës donacion me pajisje mjekësore

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë sot do të mbahet ceremonia e pranimit të pajisjeve mjekësore si donacion nga Qeveria e Japonisë.

Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i ngarkuari me punë në Kosovë Sh. T. Z. Keisuke YAMANAKA, U.D. Drejtoresha e ShSKUK, Dr. Pranvera Zejnullahu- Raçi dhe autoritete të tjera.

Ky event do të fillojë nga ora 14:30