Japonia evakuon centralin bërthamor të Fukushimas

Autoritetet japoneze kanë evakuuar centralin bërthamor të Fukushimas si masë paraprake pas paralajmërimeve për cunami të shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm në Lindjen e Largët të Rusisë.
Deri tani nuk janë raportuar të lënduar dhe situata mbetet nën kontroll, sipas zyrtarëve japonezë. Megjithatë, ky veprim ka rikthyer kujtime të dhimbshme për vendin nga tragjedia e vitit 2011, kur një cunami i fuqishëm goditi centralin bërthamor Fukushima Daiichi, duke shkaktuar katastrofë bërthamore dhe më shumë se 18,000 viktima.
Kompania Tokyo Electric Power (TEPCO), e cila menaxhon centralin, tha se evakuimi është bërë “për të garantuar sigurinë absolute”.