15:41 / E Hënë, 18 Janar 2021 / OSH

Japonia gjen variantin e ri të Covid-19 te tre njerëz që nuk kishin udhëtuar në Britani

Mjekët japonezë kanë gjetur variantin e ri të COVIDit-19 i zbuluar në Britani, në tre njerëz, të cilët nuk kanë histori se kanë udhëtuar atje.

Të tretë, nga 20 deri 60 vjeç, kanë pasur simptoma në fillim të janarit, ka thënë Ministria e Shëndetësisë, raporton Reutersi.

Japonia deri tashti ka identifikuar 45 raste të varianteve të reja të virusit që për herë të parë ishin gjetur në Britani, Afrikën Jugore dhe Brazil.

Gjendje emergjente ndërkohë është shpallur në Tokio dhe zonat përreth.