75 Mall Live Search
16:20 / E Martë, 26 Prill 2022 / AR

Japonia i ofron ndihma Ukrainës, do të sigurojë ushqim dhe ilaçe për qytetarët

Kryeministri japonez Fumio Kishida, i siguroi presidentit të Ukrainës Volodymir Zelensky se Japonia do ti ofrojë ndihmë ushqimore vendit dhe ilaçe.

Japonia gjithashtu do të rrisë përpjekjet e saj diplomatike për të mbështetur Ukrainën së bashku me vendet e tjera të G7, tha Kishida, duke shtuar se Zelensky falënderoi Japoninë për mbështetjen e saj.

Të dy diskutuan situatën në Ukrainë, sanksionet e mëtejshme kundër Rusisë dhe ndihmën ndaj Ukrainës.

Kjo është hera e katërt që dy liderët flasin me telefon këtë vit, tha Kishida.