09:17 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / OSH

Japonia konfirmoi një variant të ri të Covid

Qendra e Imigracionit në Japoni ka raportuar për infeksione të një lloji të ri të koronavirusit, shkruan “The Guardian”, transmeton IndeksOnline.

Japonia konfirmoi një variant të ri të Covidit dhe një grup infeksionesh u shfaq në një strukturë të imigracionit në Tokio, duke paraqitur sfida të reja derisa vendi përpiqet të kapërcejë një valë të tretë të pandemisë.

Tipi i ri duket se ka origjinën jashtë shtetit, por është i ndryshëm nga llojet e tjerë që janë gjetur sporadikisht në Japoni, sipas Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive.

Ndryshe, Japonia do të marrë dërgesën e saj të dytë të vaksinave të koronavirusit të dielën, tha shefi i Programit të vaksinave Taro Kono, sipas agjencisë së lajmeve Jiji Press./IndeksOnline/