Japonia ndihmon qytetin që shquhet për pastërti në Kosovë, me katër kamionë

Komuna e Suharekës është përfituese e një tjetër donacioni nga Japonia. Ka qenë kryetari i komunës Bali Muharremaj ai që ka njoftuar dhe pranuar marrjen e katër kamionëve për pastrim nga Japonia.
Suhareka që shquhet si një nga qytetet më të pastërta në Kosovë, tani do ta ketë më të lehtë ruajtjen e ambientit dhe krijimin e një mjedisi më të mirë për qytetarët.
“Sot Komuna e Suharekës përfiton një donacion tjetër nga Japonia, 4 kamionë për pastërtinë e ambientit. Falenderim i përzemërt për Popullin Japonez dhe u jemi mirënjohës gjithmonë” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/