21:40 / E Martë, 21 Dhjetor 2021 / AR

Japonia pranon të paguajë $13 miliardë në 5 vjet për mbajtjen e bazave amerikane

Japonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dje se kanë rënë dakord që Tokio të paguajë 1.55 trilion jen ($13.64 miliardë) për një periudhë pesë-vjeçare nga prilli i vitit që vjen për të mbajtur bazat amerikane në vend, njoftonte rrjeti japonez NHK.

Marrëveshja e re është thuajse 211 miliardë jen, më shumë nga sa Japonia paguan në vitin financiar që vijon deri në mars, raporton rrjeti NHK pa dhënë detaje të mëtejshme.

Më herët SHBA ka thënë se ka shpenzuar $34 miliardë në total për të ruajtur prezencën ushtarake në Japoni dhe në Korenë e Jugut, nga viti 2016 deri në 2019.

Ndërsa dy vendet kanë paguar te SHBA një totale prej $18 miliardë në një periudhë katër vjeçare, thuhet në raportin zyrtar GAO Report me titull “Ndarja e barrës: Avantazhet dhe kostot e prezencës së ushtrisë së SHBA në Japoni dhe Korene e Jugut”.

Rritja e kostove të prezencës ushtarake të SHBA në Azinë e largët kishte nisur me ish Presidentin Trump prej vitit 2019.