75 Mall Live Search
08:24 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / OSH

Japonia regjistron përsëri rekord të të infektuarve me koronavirus

Për të dytën ditë me radhë Japonia ka shënuar numër rekord të rasteve të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë së Japonisë, ka njoftuar se janë dy mijë e 995 raste të regjistruara gjatë së enjtes, me 37 jetë të humbura, transmeton Klan Kosova.

Në total, ky shtet deri tash ka 172 mijë e 255 të infektuar, ndërkaq atje koronavirusi ka marrë dy mijë e 515 jetë.

Sipas të dhënave të ministrisë aktualisht 543 pacientë ndodhen në kujdesin intensiv, derisa 22 mijë e 272 të tjerë janë në trajtim nëpër spitale.