75 Mall Live Search
19:05 / E Enjte, 31 Tetor 2019 / indeksADMonline

Japonia vitin e ardhshëm e hap ambasadën e saj në Kosovë

Shteti i Japonisë së shpejti do të bëhet me ambasadë në shtetin e Kosovës.

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar se Japonia do ta hap ambasadën e saj në shtetin e Kosovës në prill të vitit 2020, shkruan Indeksonline.

Një delegacion i Shqipërisë, ku ishte pjesë edhe Balla, u takuan me një delegacion japonez, ku diskutuan tema të ndryshme.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së fundmi ishte i ftuar në kurorëzimin e Perandorit Naruhito.

Japonia dhe Kosova vitet e fundit kanë rritur frymën e bashkëpunimit dhe kanë shkëmbyer përvoja të ndryshme./Indeksonline/