75 Mall Live Search
09:49 / E Enjte, 28 Shtator 2023 / k.v

Jarinja dhe Bërnjaku në ditën e pestë të bllokimit

Dy pikat e kalimit kufitar në veri të Kosovës vazhdojnë të mbesin të mbyllura që nga e diela kur grupi terrorist serbë vrau rreshterin Afrim Bunjaku, raporton IndeksOnline.

Bërnjaku dhe Jarinja nuk lejojnë hyrje-daljet e qytetarëve deri në një vendim të ri të autoriteteve kosovare.

Mirëpo për dallim nga këto dy pika, qarkullimi në Merdare, pikë kjo që lidh Kosovën e Serbinë,  vazhdon të rrjedhë normalisht.

Sulmi i armatosur në Banjskë të Zveçanit solli edhe më shumë forca speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit.