75 Mall Live Search
17:45 / E Martë, 21 Shtator 2021 / k.v

Jarinje/ Elita e policisë në kryerje të detyrës (Foto)

Njësia elite e Policisë së Kosovës është duke qëndruar që nga orët e hershme të mëngjesit të djeshëm në Jarinje.

Ata e kanë situatën nën kontroll që nga nisja e zbatimit të reciprocitetit të targave nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndonëse një grup serbësh lokal po qëndrojnë ende në Jarinje duke e mbajtur të bllokuar rrugën si shenjë revolte ndaj reciprocitetit, situata paraqitet e qetë dhe nuk ka ndonjë incident të shkaktuar.

Pjesëtarët e Njësisë së Specializuar po e vëzhgojnë situatën edhe përreth ndërsa ata këtë herë janë parë më të armatosur se kurrë më parë.

Ekipi i IndeksOnline ndodhet bashkë me policinë në pikën kufitare me Serbinë dhe po raporton në kohë reale për të gjitha zhvillimet që po ndodhin në këtë zonë./IndeksOnline/