14:20 / E Enjte, 15 Qershor 2023 / S Z

Jarinje/ Kamionëve me targa serbe u ndalohet hyrja në Kosovë (Video/foto)

Ne pikën kufitare në Jarinje, u është ndaluar hyrja ne territorin e Republikës se Kosovës, afro 50 kamionëve serb.

Policia e Kosovës është duke mbikëqyrur hyrje-daljet ne ketë pike kufitare.  Ndërsa veturave me targa serbe po iu vendosen stikera, raporton Indeksonline.

Ndryshe, dje vetëm pak orë pas arrestimit të tre policëve kufitarë në veri, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ndalojë hyrjen e mallrave serbe në Kosovë./Indeksonline/