75 Mall Live Search
09:53 / E Enjte, 04 Qershor 2026 / MSH1

Jarinjë: Policia ndalon serbët që kishin me vete dokumente të falsifikuara

Policia në pikën kufitare Jarinjë ka ndaluar dje një veturë me targa serbe, për kontroll.

Në veturë ishin dy shtetas serbë, të cilët kishin me vete dokumente të falsifikuara, shkruan IndeksOnline.

Rasti u iniciua si “Falsifikim i dokumenteve” rreth orës 13:35.

“Në konsultim me prokurorin dokumentet janë sekuestruar, dy personat janë intervistuar në cilësi të dëshmitarëve dhe pas inicimit të rastit janë liruar në procedurë të rregullt”, deklaron policia.