Jasharaj i reagon Osmanit: Gjendja në shkollat publike nuk është aq e mjerë

Presidentja e Republikës së Kosovës,Vjosa Osmani, në një reagim lidhur me incidentin e djeshëm theksoi se gjatë pesë viteve kur vajzat e saj ndjekën mësimin në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë janë përballur me probleme të shumëta infrastrukturore gjatë shkollimit.
Osmani ceku problemet me kanalizime, ndërprerje të ujit, rrymës, e ngrohjes, bllokada totale të tualeteve,mungesë pastrimi per muaj të tërë, mungesë sigurie në shkollë, konfiskim të mjeteve të rrezikshme nga disa nxënës e shumë cka tjetër.
E në lidhje me këto çështje të cekura nga Presidentja Osmani ka reaguar kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj.
Jasharaj ka thënë se BASHK-u nuk ka shënime që gjendja në shkollat publike të Kosovës është aq e mjerë.
“ Presidente gjendja në shkollat publike të Kosovës nuk është aq e mjerë, por edhe shumë e mirë nuk është. Probleme me kanalizimin, me papastërtinë, me mungesën e ujit , bllokimi i tualeteve , ndërprerja e rrymës dhe e nxehjes janë gjithë këto probleme, me të cilat është përballur për vite një shkollë, ashtu siç ka deklaruar presidentja duke u arsyetuar pse i ka hequr fëmijët e saj nga ai institucion arsimor dhe i ka dërguar në një institucion shkollor privat. Nëse cilën do shkollë e kemi në këtë gjendje të mjerë atëherë përfaqësuesit e lartë të institucioneve nuk mjafton të flasin e tregojnë pas tri a katër viteve, por të veprojnë me nguti, që të krijohen bile kushtet minimale të punës në çdo institucion arsimor”, ka thënë Jasharaj.
Reagimi i plotë i Jasharajt:
Presidente gjendja në shkollat publike të Kosovës nuk është aq e mjerë, por edhe shumë e mirë nuk është
Probleme me kanalizimin, me papastërtinë, me mungesën e ujit , bllokimi i tualeteve , ndërprerja e rrymës dhe e nxehjes janë gjithë këto probleme, me të cilat është përballur për vite një shkollë, ashtu siç ka deklaruar presidentja duke u arsyetuar pse i ka hequr fëmijët e saj nga ai institucion arsimor dhe i ka dërguar në një institucion shkollor privat. Nëse cilën do shkollë e kemi në këtë gjendje të mjerë atëherë përfaqësuesit e lartë të institucioneve nuk mjafton të flasin e tregojnë pas tri a katër viteve, por të veprojnë me nguti, që të krijohen bile kushtet minimale të punës në çdo institucion arsimor.
Probleme me kanalizimin e tualetet mund të ndodhin kohë pas kohe, por ato evitohen . Sa i takon rrymës dhe ujit shkolla ndan fatin me rrethin ku vepron si institucion arsimor. Pra, nuk ka raste kur rryma e uji dhe nxehja i ndalen me qëllim vetëm shkollës , po ndërprerja për cilat do arsye qofshin përfshinë edhe banesat e shtëpitë në atë lokalitet.
E nderuar Presidente SBASHK-u nuk ka shënime që gjendja në shkollat publike të Kosovës është aq e mjerë, por edhe shumë e mirë nuk është. Institucionet qendrore nuk kanë bërë detyrën e tyre me qëllim që të ndahen mjete në shumën duhur që shkollat tona të jenë të shekullit 21 me mjete pune dhe ambiente e jo të punohet ende me shkumës e shpuzë e me tekste shkolloret dëmtuara e stërvjetruara.
Nuk është zgjidhje e mirë që udhëheqësit fëmijët e tyre t’i dërgojnë në institucione private arsimore që punojnë në kushte shumë të mira e të lihen qindra e mijëra fëmijë të arsimohen në aso kushte që ju i keni cekur. Institucionet qendrore duhet të bëjnë shumë më tepër për arsimin publik sepse këtë e kanë obligim.