75 Mall Live Search
19:56 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / Blerim

Jashari: Çdo tentim për të njollosur UÇK-në dhe historinë tonë të lavdishme është e kot dhe një dështim i radhës

Përmes një postimi të bërë në FB, për arrestimin e Jakup Krasniqit nga EULEX, ka reaguar edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Ky i fundit ka thënë se botërisht dihet kush ka bërë krime kundër njerëzit, kush janë kriminelët e vërtet dhe kush nuk kurseu asgjë për të zhdukur popullin dhe historinë tone

Ky është postimi i tij:

Baci Jakup Krasniqi, ushtari i Lirisë, zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndër ushtarët e parë në Drenicë, ishte dhe mbetet shembull i ushtarit të denjë në luftë dhe i politikanit e udhëheqësit të sinqertë në paqe.

Askush dhe në asnjë menyrë nuk mund të zbehë kontributin e tij për liri dhe shtet ndërtim. Lufta e tij e pastër, në mbrojtje të vendit dhe qytetarëve është pjesë e historisë sonë, kurse pafajësia e tij është fakt i pa mohueshëm.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, populli ynë liridashës ka bërë luftë të pastër, në mbrojtje të vendit dhe qytetarëve autokton.
Botërisht dihet kush ka bërë krime kundër njerëzit, kush janë kriminelët e vërtet dhe kush nuk kurseu asgjë për të zhdukur popullin dhe historinë tonë.
Andaj shteti dhe kriminelet serb duhet të përballen me drejtësinë dhe të japin llogari për krimet e bëra kundër njerëzit.

Çdo tentim për të njollosur UÇK-në dhe historinë tonë të lavdishme është e kot dhe një dështim i radhës i atyre që shpifin kundër popullit tonë.

Është sfidë jo e lehtë, është “luftë” e përbashkët, që duhet fituar patjetër. Vetëm dhe vetëm të bashkuar.

Baca Jakup Krasniqi do dalësh faqebardhë!