Jashari dhe Dajko ia shkaktojnë humbjen e parë Arda Turanit me Shakhtarin, asiston mesfushori i Kosovës

Skuadra e LNZ Cherkasy ka shënuar një fitore të befasishme në javën e tetë të elitës së futbollit ukrainas.
Ekipi ku luan Muharrem Jashari dhe Ajdi Dajko fitoi me shifrat 1:4 ndaj Shakhtarit, shkruan Indeksonline
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari bëri asist në golin e dytë të shënuar nga Assinor në minutën e 61’të.
Dajko luajti vetëm 10 minuta, pasi u fut në lojë në minutën e 84’të.
Kjo ishte humbja e parë e Shakhtarit në ligë këtë sezon. Kujtojmë që te skuadra ukrainase, trajner është legjenda e futbollit turk, Arda Turan./Indeksonline/