13:30 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Jashari: Edhe një hap më afër jetësimit të Parkut të Biznesit, në Polac të Ri

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari dhe drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për dinamikën e realizimit të 20% të pagesës së shpronësimit për projektin e Parkut të Biznesit, në Polac të Ri.

Me këtë memorandum brenda këtij viti do të realizohen të gjitha pagesat dhe me përkrahjen edhe të Qeverisë do të fillojë rregullimi i infrastrukturës për t’u hapur rrugë investimeve në komunë, shkruan Jashari në Facebook.