75 Mall Live Search
23:44 / E Hënë, 18 Nëntor 2024 / FR

Jashari: Jam i lumtur për golin, nuk mendoj se ishte karton i kuq

Kosova ka fituar ndeshjen e fundit të grupeve të Nations League ndaj Lituanisë.

Dardanët arritën të mposhtin Lituaninë me rezultat minimal 1-0.

Autori i golit të vetëm të këtij takimi ishte Muharrem Jashari në minutën e 5’të të takimit.

Kosova mbeti me një lojtarë më pak në fushë gjatë gjithë pjesës së dytë pasi pikërisht Jashari u përjashtua me karton të kuq.

Pas ndeshjes për RTK foli, Muharrem Jashari.

“Çdo trajner ka zgjedhjet e tij, jam i lumtur me golin, por më së shumti jam i lumtur për fitoren. Ndikuan emocionet atmosfera dhe të gjitha, do ta shikoj përsëri rastin, mendova që ishte për karton të verdhë, por jo për të kuq”, tha Jashari.