Jashari me lajm të mirë: Personat e testuar nga Buroja kanë dalë negativ me koronavirus

Kryetar i Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka dhënë një lajm të mirët për banorët e kësaj komune.
Ai ka njoftuar se personat e tjerë dhe rastet e kontaktit nga fshati Burojë kanë rezultuar negativ me COVID19.
Ky është postimi i plotë:
Lajm i mirë për qytetarët e Komunës sonë
Pa panik: Nga të gjitha mostrat e marra nga IKSHP sot në Skenderaj, nga fshati Burojë dhe rastet tjera kontakt, fatmirësisht nuk ka dalë asnjë rast pozitiv. Pra deri me tani kemi vetëm tri raste me COVID-19 pozitiv në komunën tonë.
Gjithçka varet nga ju të dashur qytetarë!
Ju lutem shumë mos levizni nga shtëpitë e juaja, bashkë do t’ia dalim!
Panik JO, Kujdes PO!
Natën e mirë!