Jashari merr mbështetjen e Reçicës, për projektin e neglizhuar me vite

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar sot se ka takuar ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, me të cilin kanë biseduar rreth projekteve të përbashkëta.
“Nga ministri kërkova që të alokohet buxheti për vitin 2021 për përfundimin e objektit “U” i cili u është dedikuar familjeve të dëshmorëve të komunës sonë, projekt të cilin niveli qendror e ka neglizhuar me vite të tëra”, ka thënë Jashari.
Ai është zotuar nga Reçica se do të mbështesë këtë projekt, në mënyrë që të përfundojë vitin e ardshëm.