75 Mall Live Search
21:29 / E Enjte, 04 Prill 2024 / FR

Jashari ndan medaljen ‘Shërbim Vetëmohues’ për oficeren bilaterale, Alexandra Erickson

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me rastin e përfundimit me sukses të mandatit si Oficere Bilaterale e Ajovës, ndau medaljen “Shërbim Vetëmohues” për majoren Alexandra Erickson.

Kështu bën me dije FSK-ja në një postim në Facebook.

Përndryshe, Erickson ka kryer këtë detyrë të rëndësishme gjate periudhës dhjetor 2021- prill 2024.

“Jashari falënderoi Majoren Erickson për përkushtimin e saj ne koordinimin e qindra aktiviteteve ne mes te Gardës Kombëtare te Ajovës dhe Forcës se Sigurisë se Kosovës si dhe mes dy shteteve ne përgjithësi. Ai gjithashtu potencoi rëndësinë e marrëdhënieve dypalëshe si dhe shprehu përkushtimin e tij për zhvillimin edhe te mëtutjeshëm te tyre”.

“Ne fund KOMFSK e uroi MAJ Erickson për detyrën e re, si Drejtore e Programit te Partneritetit Shtetëror (SPP), ku ajo do te shërbejë si lidhja kyçe mes Forcës se Sigurisë se Kosovës dhe Gardës Kombëtare te Ajovës”.