14:54 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Jashari: Nuk do të ketë kompromis për ata që nuk e respektojnë ligjin!

Kryetari i Komunës së Skenderajit, Bekim Jashari, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur që sot përmes Drejtorisë së Inspektoratit janë rrënuar disa objekte pa leje në Qyqavicë, brenda territorit të Komunës së Skenderajt.

Ai ka thënë se nuk do të ketë kompromis për ata që shkelin ligjin.

“Nuk do të ketë kompromis për ata që nuk e respektojnë ligjin!Sot, përmes Drejtorisë së Inspektoratit kemi rrënuar disa objekte pa leje në Qyqavicë, brenda territorit të Komunës së Skenderajt.

Kështu ligji do të jet mbi të gjithë! Për këtë edhe e kam themeluar Drejtorinë e Inspektoratit që të punojmë në këtë drejtim.

Nuk do të lejojmë askënd që të bëjë ndërtime pa iu nënshtruar procedurave ligjore qoftë në Qyqavicë apo edhe dikun tjetër brenda territorit të Komunës së Skenderajt.Nuk do të lejojmë degradimin e Qyqavicës për teke të askujt, pjesë e cila është interes i përgjithshëm i Komunës”, ka shkruar Jashari në facebook./Indeksonline/