Jashari para shpalljes së kandidaturës për kryetar të Skenderajt, bën homazhe në Prekaz

Kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari, do të shpallë sot zyrtarisht rikanidimin e tij për të drejtuar edhe për një mandat tjetër këtë komunë.
Para së të shpallë kandidaturën e tij, Jashari bashkë me përkrahës të tij ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz, transmeton “Indeksonline”.
Jashari ka ftuar përkrahësit e tij që sot në ora 19:00 të bëhën bashkë në një restorant në Skenderaj për të bërë publike formën e kandidimit të tij.
I pari i Skenderajt ka njoftuar para disa dite për kandidimin e tij përmes rrjeteve sociale.
Kandidaturën për kryetar të Skenderajt e ka shpallur edh eish kryetari i kësaj komune për disa mandate, Sami Lushtaku.
Pikërisht në Skenderaj pritet të zhvillohet një garë mjaft interesante për të parin e kësaj komune.
Edhe partitë tjera kanë deklarauar se do të kenë kandidatët e tyre për kryetar të Skenderajt.