23:56 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / OSH

Jashari pas ndeshjes: E kemi ditur kush është Feyenoordin, ndeshjen tjetër do të fitojmë 0:1

Mesfushori i Dritës, Muharrem Jashari ka folur pas barazimit historik sonte kundër Feyenoordit.

Jashari u shprehë se lojtarët e kanë ditur se me kë po përballen dhe se e kanë analizuar mirë kundërshtarin, transmeton Indeksonline.

“E kemi ditur se kush është Feyenoordi. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, por ne e kemi analizuar mirë kundërshtarin. Përgëzoj bashkëlojtarët për angazhimin”, u shprehë fillimisht ai.

Tutje, ai parashikoi se Drita do të fitoj 0:1 ndeshjen e kthimit në Rotterdam.

“Asgjë nuk ka përfunduar pasi e kemi edhe në ndeshjen e kthimit, ku do të shkojmë për të marrë një rezultat pozitiv. Do të jetë 0-1 për ne në duelin e kthimit”, përfundoi Jashari./Indeksonline/