75 Mall Live Search
11:46 / E Hënë, 13 Tetor 2025 / Z S

Jashari pret në një takim lamtumirës zëvendëskomandantin e KFOR-it

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, ka pritur në një takim lamtumirës, zëvendëskomandantin e KFOR-it, Cahit Irican.

Sipas një njoftimi, Jashari dhe Irican diskutuan në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it.

“Në fund të takimit gjeneral Jashari falënderoi gjeneralin Irican për shërbimin e tij në misionin e KFOR-it në vendin tonë dhe i uroi suksese në karrierën e tij ushtarake”, thuhet në njoftim./Indeksonline/