18:39 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

​Jashari-Winternitz diskutojnë për zhvillimet në FSK

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti sot në takim drejtorin e përgjithshëm të politikave për Evropë dhe NATO nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së, Andrew Winternitz, me të cilin diskutoi mbi zhvillimin e FSK-së në kuadër të Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.

Gjeneral Jashari falënderoi Winternitz për përkrahjen e deritanishme të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve për FSK-në dhe shfrytëzoi rastin që të kërkojë mbështetjen e mëtutjeshme në rrugën e integrimit të Kosovës në strukturat Euroatlantike.

Ndërsa Winterwitz falënderoj gjeneral Jasharin për pritjen dhe përgëzoi FSK për të arriturat dhe implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit. Ai siguroi mbështetje në procesin e integrimit të Kosovës në strukturat Euroatlantike dhe mbështetjen e FSK-së për ngritjen e kapaciteteve të reja.

Në kuadër të takimit u diskutua për luftën në Ukrainë dhe impaktin e saj në regjionin e Ballkanit Perëndimor. KOMFSK ritheksoi rreshtimin e Kosovës përkrah shteteve perëndimore dhe gatishmërinë e FSK-së për mbështetje krah NATO-s dhe aleatëve të saj.

Winterwitz vazhdoi me vizitë në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ku u njoftua për të arriturat dhe planifikimin për të ardhmen.