75 Mall Live Search
14:17 / E Martë, 18 Korrik 2023 / A. M.

“Jashtë kategorisë në Ligjin për pagën minimale” – Nis takimi i OVL-së me presidenten Osmani

Në objektin e Presidencës kanë arritur përfaqësuesit e OVL-UÇK-së, për t’u takuar me presidenten Vjosa Osmani.

Takimi kryesohet nga u.d. i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku dhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari.

Ky takim është kërkuar nga veteranët e UÇK-së, pasi sipas tyre, janë lënë jashtë kategorisë në Ligjin për pagën minimale.

Kurse, shoqëria civile së bashku me Organizatën e Veteranëve të Luftës protestuan gjatë së shtunës së kaluar para ndërtesës së Qeverisë, rreth këtyre pakënaqësive.