“Jashtë rrezikut për jetë”, kjo është gjendja e të plagosurve nga sulmi me armë në Skenderaj

Një vrasje e rënd ka tronditur sot Skenderajn. Në fshatin Runik, si pasojë e të shtënave me armë në një lokal, ka mbetur i vrarë Nexhmedin Loshi, 39 vjeçar, teksa tre persona të tjerë janë plagosur.
Avdush Bajgora , shef në Qendër Emergjente në QKUK-së për “Indeksonline” ka thënë se pacientët në fjalë janë në ranimacion dhe gjendja dy pacientëve është jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa një nga pacientët e ka gjendjen pak më të rënduar.
“Dy pacienta kanë qenë në ranimacion kanë qenë të lënduar me armë zjarri në ekspremitete të poshtme. Pacientëve iu janë bërë të gjitha analizat imazherike, analizat hematologjike edhe biokimike iu ëhstë intervenuar në rradhë të parë dhe njërijn prej tyre momentalisht e kemi dërguar në klonikën e Ortopedisë, ndërsa tjetri momentalisht ndodhet në ranimacion”, tha Bajgora.
“Përkundër lëndimeve të rënda të cilët kanë pësuar , pacintat janë jashtë rrezikut për jetë dhe me paramentra vitale stabile”, tha shefi i emergjencës Bajgora.
Sipas Bajgorës pacientët janë të lënduar nga arma e zjarrit në ekstremitetit të poshtme në këmbë.
Për pacientin që iu ka bërë amputimi i këmbës thotë se nuk ka informacione të detajuara ai ndodhet në mjekim intenziv. Gjendja e e tijë ëhstë më e rënduar dhe është në mjekim në inteziv. “Lëndimet janë të rënda mirëpo në bazë të parametrave vitale ai ndodhet në mjekim intenziv”, tha Bajgora.
Ndërsa nga të shtënat me armë zjarri , personi i vdekur është 39 vjeçari Nexhmedin Loshi nga fshati Pemishtë i Skenderajt. Viktima është djali i pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja tragjike.
Ndërsa, të plagosur mbetën Qendrim Januzi (1991), Fidan Januzi (1982) dhe Muhamet Ramadani (1988). /Indeksonline/