Jasir Asani bëhet me klub të ri, transferohet te Esteghlal

Anësori kuqezi, Jasir Asani do ta vazhdojë karrierën në Iran.
Ai ka vendosur t’i bashkohet gjigantit të këtij vendi, Esteghlal si lojtar i lirë.
Asani, do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me Esteghlalin, me marrëveshjen që do të hyjë në fuqi në janar të vitit të ardhshëm, pasi t’i përfundojë kontrata me Gëangjun.
Asani, ka bërë 80 paraqitje me Gëangjun, që kur ju bashkua në vitin 2023 nga Kisvarda, ku arriti të shënonte 27 gola dhe 6 asistime./IndeksOnline/