75 Mall Live Search
22:10 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / Gj. Sh

Jasir Asani e shqetëson Sylvinhon, lëndohet pak para fillimit të ”EURO 2024”

Kombëtarja e Shqipërisë po vazhdon përgatitjet për Kampionatin Evropian.

Në stërvitjen e sotme, ylli i kombëtares shqiptare, Jasir Asani ka pësuar një lëndim, që ka shqetësuar edhe trajnerin brazilan Sylvinho, shkruan IndeksOnline.

Por fizioterapisti i Shqipërisë, Indrit Skrela ka njoftuar se ky nuk është ndonjë lendim serioz dhe Asani do të jetë i gatshëm për Kampionatin Evropian, i cili fillon me 14 qershor.

“Pak sprajt dhe do të bëhesh mirë vëlla”, ka shkruar Skrela.

Kujtojmë që kuqezinjët të hënen shënuan fitore në ndeshjen miqësore ndaj Liechtenstein, me rezultat 3-0, derisa të premten e kanë testin e fundit, ku do të luajnë kundër Azerbajxhanit, nga ora 19:00./IndeksOnline/