75 Mall Live Search
10:22 / E Enjte, 06 Mars 2025 / G T

Jasir Asani në formacionin e javës në Korenë e Jugut

Jasir Asani vazhdon të jetë një lider te skuadra e Gwangju në Kore. “Mëngjarashi” i kombëtares bëri një ndeshje mjaft pozitive në duelin kundër Anyang.

Ish-i i Partizanit shënoi një dopietë spektakolare për t’i dhënë fitoren 2-0 skuadrës së tij. Pa diskutim që kjo paraqitje është vlerësuar, me Asanin që është zgjedhur në formacionin e javës në kampionatin korean.

Gjithashtu është vlerësuar me notën 8.3. Kujtojmë se 29-vjeçari ka arritur të shënojë 10 gola dhe të dhurojë 1 asist në 11 ndeshje të zhvilluara deri tani.

FOTO/ Shënoi dopietë në fitoren e Gwangju, Jasir Asani zgjidhet