Jasir Asani pagabueshëm nga penalltia, realizoi gol në Kore

Jasir Asani ka gjetur golin e radhës me Gwangju. Sulmuesi i Kombëtares shënoi në transfertën e Suon për të zhbllokokuar rezultatin.
Ishte minuta e 78-të, kur goditja perfekte e Asanit nga penalltia gjeti rrjetën. Avantazhi i fituar nga sulmuesi 30-vjeçar megjithatë nuk zgjati shumë.
Suon përmbysi rezultatin e takimit me dy gola. I pari në minutën e 86-të dhe i dyti në minutën e 90-të.
Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 22-të dhe u fitua me rezultatin 2-1 nga Guangju. Deri tani Asani ka shtatë gola të shënuar dhe dy të asistuar.