75 Mall Live Search
19:45 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Jasir Asani shënon supergol në stervitje (VIDEO)

Jasir Asani po luan me sukses në futbollin jug-korean, ku është pjesë e klubit Gwangju FC, ku ishte transferuar në vitin 2023.

Gjatë janarit u përfol për një rikthim të tij të mundshëm në futbollin evropian, por megjithatë përfaqësuesi shqiptar i mbeti besnik ekipit të tij dhe atë do të shohim duke luajtur në Korenë e Jugut së paku deri në verën që vjen.

28 vjeçari së fundmi i nisi përgatitjet me ekipin e tij, ndërsa sot e ka postuar një video në rrjetet sociale, përmes së cilës e paraqet golin spektakolar që e realizoi në stërvitje.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut në fakt shënon nga afro 20 metra, duke mos i dhënë rast portierit të intervenojë.

Asani synon ta ketë një pranverë të suksesshme me ekipin e tij, në mënyrë që të jetë i gatshëm dhe në formë për Euro 2024, ku do të marrë pjesë me Kombëtaren shqiptare.

Futbollisti i krahut të djathtë ishte sensacion i ekipit të Sylvinhos, të cilin me golat dhe me kontributin e tij e ndihmoi tej mase për t’u kualifikuar në Kampionat Evropian.